Nga Hasan PASHA *

Ditët e fundit e gjithë makineria e ndryshkur e Partisë Demokratike, nga Dibra në SHQUP, po sulmon në mënyrën më absurde dhe dashakeqe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Shkëndijat u dhanë nga një “demokrat” që i qërruan emrin në degën lokale të PD-së Peshkopi. Dolën njëri pas tjetrit individë që nuk kanë moralin as të udhëtojnë drejt Dibrës, jo më të jenë pranë tyre. Ndërkohë ministrja Xhaçka është pranë tyre prej kohësh. Është pranë atyre që u dëmtuan nga tërmeti. Pranë njerëzve të prekur nga pandemia e mallkuar. Pranë personave me probleme ekonomike. Është pranë të zgjedhurve lokal për shtimin e investimeve kudo, nga Ulza në Kala të Dodës.

Performanca e shkëlqyer e Agron Malajt, Ilmi Hoxhës, Lefter Allës dhe Dionis Imerajt, të ndihmuar vazhdimisht nga e deleguara e Qarkut Dibër, Olta Xhaçka, i ka shqetësuar njerëzit e mbetur në Partinë Demokratike të këtij rajoni. Në pamundësi për t’u përballur me zhvillimin investiv të rretheve Dibër, Mat e Bulqizë, tentojnë të baltosin ministren më të suksesshme të Qeverisë Rama. Su lmi qesharak i grave të mbetura në PD, ndaj një gruaje kurajoze, vizionare, të pakorruptuar, model i qeverisjes është dështim i këtij subjekti politik. Shpifjet, trillimet, akuzat, sajimet, nuk u shtojnë qoftë një votë në Qarkun e Dibrës. Ky fakt ju ka xhindosur, ju ka tërbuar, ju ka bërë të pabesueshëm.

Disa nga aku zuesit fatkeqësisht e kanë origjinën nga Dibra e mençur, me tradita të vyera. Nuk kanë ngulur një gozhdë në këtë zone prej vitit 1990 dhe tani lotojnë për hallet e dibranëve. Një fjalë e urtë e kësaj ane thotë: Dibranët t’i lexojnë letrat në xhep! Pra, mos harxhoni më shumë energji, mos u lodhni më gjatë, mos shpifni më tej. Nuk fitoni në Dibër duke sulmuar ministren Xhaçka! *Kryetar i PS-së, Bashkia Mat