Milani nuk do të rrezikojë me Zlatan Ibrahimovic kundër Genoa sonte, por suedezi duhet të jetë gati kundër Sassuolo këtë fundjavë. Sulmuesi suedez do të humbasë ndeshjen e tij të katërt në Serie A dhe të shtatën në të gjitha garat për shkak të problemit të muskulit që pësoi në ndeshjen ndaj Napolit.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Ibrahimovicit iu tha që të vazhdojë punën veçmas për disa ditë të tjera pas një konsultimi mjekësor dje. Por gazeta italiane zbulon se kthimi i tij është shtyrë vetëm deri në fundjavë, kur Milani udhëton në Reggio Emilia për t’u përballur me Sassuolo në Mapei Stadium. Ibrahimovic ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon dhe Milani gjendet në krye të tabelës në Serie A me 27 pikë të grumbulluara.