Për çdo gol të shënuar, 200 pemë më shumë. Është kjo iniciativa e nisur nga klubi i Juventusit së fundmi, një mënyrë kjo për të marrë disa përgjegjësi më shumë për ruajtjen e ambientit dhe për ta bërë botën një vend më të mirë.

Një porejt ambicioz dhe i çmuar, të cilin Juventus dhe One Tree Planted i japin shtysë pasi një gol i shënuar nga Bianconeri në fakt do të përfaqësojë 200 pemë të reja të mbjella nga kompania, duke gjeneruar një ndikim pozitiv për planetin tonë.
Tani në këtë kohë pandemie ku lojtarët janë vetmuar në stadiume, Juventus ka zgjedhur një mënyrë shumë të mirë për festimin e golave me anë të mbjelljes së pemëve.