Nga sot Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, pasi presidenti Ilir Meta emëroi gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon. Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.

Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur duke e quajtur lajm të madh. Kim thotë se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese tashmë Shqipëria ka plotësuar një nga dy kushtet për negociatat.

“Lajm i madh. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar përparim Kalon si gjyqtar të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të bëjë betimin nesër, do të krijohet kuorumi. Shqipëria do të përmbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, duke përfunduar periudha gati 3 vjeçare e mungesës së saj”- shkruan midis të tjerash ambasadorja amerikane.

“Ky është rezultat i veprimit urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Flamuri i Shqipërisë tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime për popullin e Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara!“- shton më tej ambasadorja Kim.