Gazetari Sokol Balla ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të themeluesit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twiteer, Sokol Balla shkruan se Kasem Hysenbelliu iku pa shqetësuar askënd, pa kërkuya ndihmë, kur kishte me shume nevoje per te.

“Kasem Hysenbelliu, ishte nga ata njerez qe te kontaktonte, kur mendonte se ti kishe nevoje per mbeshtetje. Iku, pa shqetesuar askend, pa kerkuar ndihme, kur kishte me shume nevoje per te. Respekt per punen dhe emrin, e tij dhe te familjes”, shkruan Balla.
Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një beteje disa javore me koronavirusin.