Vendi ynë do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të diktojë reshje shiu mesatare dhe intensive në vendin tonë gjatë gjithë ditës. Në një pjesë të mirë të zonës malore do ketë reshje dëbore. Mbrëmja përmirëson kushtet e motit duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 14°C. Era do fryjë e fortë paradite por intesiteti i saj ulët gjatë pasdi9tes me shpejtësi deri 50-55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa: Masat ajrore të paqëndrueshme kanë përfshirë kontinetin Europian duke kushtëzuar vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi ere, përjashtim bën vertëm Europa Lindore, e cila paraqitet me kthjellime.