Mijëra mbështetës të presidentit Donald Trump kanë dalë në rrugët e Uashingtonit për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Lartë e cila hodhi poshtë një proces gjyqësor të inicuar nga Teksasi për të refuzuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në katër shtete.

I ashtuquajturi marshimi për Trump nisi nga Capitol Hill dhe gjatë rrugëtimit të protestuesve u regjistruan përplasje me policinë dhe dhjetëra arrestime.

Për këtë marshim reagoi dhe presidenti Donald Trump. Beteja është vetëm në fillim. Sapo kemi nisur të luftojmë, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter për të përshëndetur mbështetësit e tij që kundërshtojnë zgjedhjen Joe Biden.