Pas vendimit të Presidentit të Republikës, për të kthyer në Kuvend buxhetin 2021 ka reaguar ashpër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar:

MBËSHTETJA MË E MADHE PËR SHËNDETËSINË DHE RINDËRTIMIN, MBROJMË JETËN E QYTETARËVE NGA PANDEMIA, GARANTUAM FONDIN PËR VAKSINËN ANTI-COVID, RIMBURSOJMË KURIMIN ÇDO QYTETARI/QYTETAREJE SHQIPTARE NGA COVID-19, RRISIM PAGAT ME 40% PËR MJEKET DHE PERSONELIN SHËNDETËSOR, MIRATUAM 280 MILIONË DOLLARË PËR RINDËRTIMIN.

Buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi”, shkruan Balla në postimin në rrjetet sociale.