Mesfushori i Manchester United, Juan Mata, ka folur për shokun e tij të repartit Paul Pogba. Është një mesfushor me të vërtetë i fortë, i pabesueshëm, ka thënë spanjolli për La Media Inglesa.

“Ka të gjitha karakteristikat fizike dhe teknike që duhen për të bërë mirë në futboll. Karakteristikat e tij janë me të vërtetë mbresëlënëse, mund të them me qetësi se është një nga mesfushorët më të fortë me t ë cilin kam luajtur”. Pavarësisht fjalëve të Mata-s, e ardhmja e Pogba duket se do të jetë larg Manchester United.