Kryeministri Edi Rama ndau sot dëshminë e Ramiz Lekës nga Shkodra, një tjetër pacienti të kuruar në spitalin COVID 1, i cili vijon tashmë normalisht jetën.

“U diagnostikova në datën 28 mars si i sëmurë me COVID-19. Në datën 1 prill jam shtruar në spitalin Infektiv deri në datën 9 prill, nën mjekimin maksimal nga profesorë, infermierë, doktorë. Falënderoj doktoreshë Najada Çomo, profesor Piperon dhe gjithë stafin mjekësor që na janë gjetur afër 24 orë non stop. Falë edhe strukturave të Shkodrës që na çuan shumë shpejt, Shëndetit Publik të Shkodrës, që u gjend afër në çdo skaj të prefekturës dhe qarkut”, tha ai.

Ramiz Leka kujton se në rastet fillestare në Shkodër ishim vetëm dy familje të prekura. “Erdhi nga Tirana Silva Bino bashkë me mjekë dhe me stafin në Shkodër të Shëndetit Publik dhe vizituan vendin ku ne banonim. E panë se ne jemi të izoluar dhe nuk dalim jashtë territorit dhe për atë na falënderoi”, tha ai.

Ramiz Leka kujton se për ato ditë sa kam ndenjur në spital jam mirënjohës ndaj çdo doktori, mjeku, infermiere dhe profesorëve për sakrificën që kanë bërë për ne”.

“Unë mund të them me plot gojë se shërbimi non stop 24 orë, duke filluar nga sanitaret e deri te profesorët si Pëllumb Pipero dhe Najada Çomo ne na kanë ndenjur non stop, 24 orë, sa herë kemi pasur nevojë. Me oksigjen me çdo gjë, na kanë ndenjur të gatshëm deri sa kemi dalë negative dhe na kanë sjellë në Shkodër me autoambulancat e shtetit. Unë jam një qytetar i thjesht, kam një biznes të vogël, punoj në biznesin tim. I bëj thirrje gjithë qytetarëve mos ta fshehin nëse janë me COVID dhe të shkojnë pranë mjekut të familjes për kurim se nëse lihet kemi dhe pasoja. Vajtja në spital është e domosdoshme nëse e sheh mjeku i familjes të domosdoshme”, tha ai.