Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar pas debatit të ashpër ku u përfshi ish-deputetja e PD Grida Duma dhe analisti Frrok Çupi, në studion e emisionit “Open”. Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka publikuar një video me disa momente ku ish-deputetja shpreh ofendime ndaj analistit, duke e quajtur mes të tjerash “këllirë”.

“Keqardhje të shohësh degradimin e Partisë Demokratike, e cila erdhi në jetë me thirrjen “ta bëjmë Shqipërinë, si gjithë Europa”. Si mundet të zbrazë gjithë fjalorin e rrugës kundër një demokrati si Frrok Çupi, themelues i PD dhe Drejtuesi i Parë i Rilindjes Demokratike, RD”, shkruan Balla.