Achraf Hakimi ka luajtur kundër Bologna-s ndeshjen e tij më të mirë qëkur është transferuar te Inter-i. Marokeni, në fakt, ka realizuar një dygolësh vendimtar në fitoren 3-1 të zikaltërve. Pas golit të parë, ai ka zbuluar një fanellë speciale me një dedikim special për Mohamed Abarhoun, ish-futbollist maroken i ndarë nga jeta 2 dhjetorin e kaluar në moshën 31-vjeçare.