Fundi i negociatave me Britaninë e Madhe do të jetë kur ne do të arrijmë një marrëveshje si për konkurrencën e lirë dhe të ndershme ashtu dhe për aksesin reciprok në ujëra dhe tregje, theksoi kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, për Sky News, në përgjigje të pyetjes nëse negociatat me Londrën ishin afër përfundimit, siç tha ai në përfundim të takimit me ambasadorët e BE.

“Ne kemi negociuar vetëm nëntë muaj për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe, ndërkohë që për të gjitha marrëveshjet të arritura më parë janë dashur të paktën pesë vjet”, theksoi ai.

“Ne do t’i japim të gjitha mundësitë kësaj marrëveshjeje, që është ende e mundur”, shtoi sot kryenegociatori, Michel Barnier, në kuadër të takimit me ambasadorët e Bashkimit Europian.