Ekuipazhi i ambulancës në Karditsa të Greqisë kaloi një moment emocionues, pasi një foshnjë lindi në automjet. Mjeku që përjetoi këtë përvojë të veçantë, postoi një mesazh prekës në Facebook, ndërsa shfaqet duke mbajtur foshnjën në krahë.

“Mrekullia e lindjes së një jete na kujton mrekullinë e të qenit një shpëtimtar. Ne mund të kemi të meta, të jetojmë me ankth dhe ndonjëherë të zemërohemi, por kurrë nuk duhet të harrojmë se po kryejmë një mision që është një nga më të lartët në një shoqëri.

Ka shumë njerëz që kanë nevojë për ne, na admirojnë dhe na duartrokasin. Por duhet të kujtojmë se të jesh i lumtur nuk do të thotë një qiell pa stuhi, shtigje pa aksidente, punë pa lodhje, përpjekje pa zhgënjim. Lumturia jo vetëm që vlerëson buzëqeshjet, por reflektohet edhe në trishtim. Nuk është vetëm kremtimi i suksesit, por edhe mësimet nga dështimet”, ka shtuar ai.