Prej pak muajsh Fjoralba ka bërë publike lidhjen e saj me Françeskon, portretin e të cilit deri më tani nuk e kishte publikuar plotësisht. Në të gjitha fotot që ka postuar me të në Instagram ajo ka vendosur emoji ose kanë qenë foto në profil. Megjithatë, mediat arritën shpejt të zbulonin identitetin e tij dhe sigurisht edhe foto të plota. Ditën e sotme Fjoralba ka bërë një përjashtim pasi më në fund ka postuar një foto krah partnerit të saj duke mos i vendosur emoji. Ata shihen të dy të ulur në një restorant dhe duhet ta pranojmë se shkojnë shumë me njëri-tjetrin. Kujtojmë se ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me të duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua. Në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e tij, si dhe u bë e ditur se Françesko është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software. Vetë ajo pranoi lidhjen me të, teksa e ftuar në “Wake up” tregoi se nuk dëshiron ta ekspozojë shumë në rrjetet sociale sepse ai nuk është personazh publik.

“Unë me atë timen ia kam ruajtur identitetin. Nuk e kam mbajtur sekret edhe në intervistat që kam dhënë… Shikoni gjë aty, përveç fytyrës sime. T’ia përmend emrin tani, Françesko, se portalet i kanë bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë…por thjesht nuk është personazh publik.”- u shpreh më herët Fjoralba. Gjërat mes çiftit duken serioze dhe moderatorja nuk na i ka kursyer disa momente të ëmbla me partnerin në rrjete sociale. Fjoralba na tregoi pak ditë më parë se do vijë me një program të ri, që ka në qendër fëmijët dhe realizimin e dëshirave të tyre.

“Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni i cili, me sa kuptuam nga videoja e publikuar prej Fjoralbës në rrjetet sociale, do dhurojë shumë emocione të forta. Padyshim, pjesë e tij do jenë edhe të rriturit që do surprizohen gjithashtu. Moderatorja ka treguar se transmetimi i tij do të nisë në janar 2021 dhe na ka siguruar se të gjithë do të derdhim lot nga emocionet. Fjoralba është shprehur se dhe vetë e ka përjetuar shumë këtë emision gjatë xhirimeve dhe se ka kuptuar disa të vërteta të hidhura.