Erjon Braçe ka bërë tifo për golin e 5-të të Partizanit, në ndeshjen që “demat e kuq” fituan 4-1 kundër Kukësit.

Zv.kryeministri, një tifoz i thekur i kryeqytetasve ka postuar një foto ku është së bashku me kryeministrin Rama dhe Safet Gjicin, duke e shoqëruar me një koment lakonik: “I pesti”.

Ndër ata që kanë komentuar postimin e Braçes, ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili shkruan:

“Në fund të kampionatit përsëri Kukësi do të jetë në krye! Edhe pse këtë vit Vllaznia është kalaja e pamposhtur e Rozafës”.