Konkurrentët e “Për’puthen” ishin të shtunën e kaluar të ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku nuk munguan lojërat dhe pyetjet më pikante. E siç Luana Vjollca e ka bërë traditë, pas spektaklit është edhe “AfterParty”, ku të ftuarve u bëhen edhe disa pyetje të tjera, të cilat janë mjaft ngacmuese. Këtyre pyetjeve u është përgjigjur edhe Ana, e cila ka zgjedhur mes Fationit dhe Atdheut. Gjithashtu ka dhënë edhe mendimin e saj në lidhje me Melisën. Fationin apo Atdheun? Ana bën zgjedhjen e saj: Momentalisht…

Për më shumë lexoni intervistën e mëposhtme: Betohesh apo pendohesh? Betohem Fationi apo Atdheu? Momentalisht Atdheu Shqipe apo Melisa? Më the emër tjetër përveç Melisës, se nuk e dëgjova Plotëso fjalinë: Fationi për mua është… Një njeri që unë gjithmonë do ta respektoj Plotëso fjalinë: Melisën e shoh si… Si një gocë që përpiqet shumë për veten e vet Plotëso fjalinë: Nga “Për’puthen” do ikja nëse… Nëse do të ishte nevoja për nënën time, familjen time në tërësi. Ose varet, ndonjë dashuri jashtë, brenda. Se di. Plotëso fjalinë: Mashkulli perfekt për mua ka… Karakter shumë të fortë Plotëso fjalinë: Nëse ideali po më sheh i them se… Të dua