Shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Eugena Tomini në një intervistë për “Report Tv” tha se shpreson që vaksina anti-COVID mund të vijë në Shqipëri brenda javëve të para të janarit.

“Pavarësisht mbrojtjes, vaksina do të jetë shpëtuese. Firmat farmaceutike janë në garë se kush po prodhon e para vaksinën. Vaksina nuk është në pjesët e parandalimit të koronavirusit por ajo do na mbrojë në nivele të larta. Shqipëria njësoj si vendet e tjera që është anëtarësuar brenda rrjetit të COVAX rreth 180 shtete ka pjesën e saj në dritaren e parë të programuar. Vendet që janë në zhvillim e sipër janë prioritare për kundrejt vendeve që janë të zhvilluara. Shqipëria është pjesë e këtij rrjeti dhe shpresojmë që sa më herët të sjellim vaksinën. Shpresojmë që në javët e para të janarit të jemi ndër vendet e para për të aplikuar vaksinën. Veprimet e tjera të bashkëpunimit, vendet e tjera do thonë dhe fjalën e fundit për ardhjen e vaksinës anti COVID. Meqë vendet e tjera e kanë programuar marrjen e vaksinës përpara krishtlindjeve ne shpresojmë për javët e para të janarit”, tha Tomini.