Ministrja Elisa Spiropali nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se i është bashkuar nismës së “Global Woman Club”.

Ajo shprehet se kjo nismë është hapësirë që i jep zë grave dhe vajzave në karrierë duke e fuqizuar akoma më shumë rolin dhe impaktin që ato kanë në shoqëri.

Ju përgjigja me kënaqësi ftesës së “Global Woman Club”, hapësirës që i jep zë grave dhe vajzave në karrierë duke e fuqizuar akoma më shumë rolin dhe impaktin që ato kanë në shoqëri.

Me Zonjat nga fusha e biznesit, medias, politikës ndamë momente të veçanta të historive tona për atë çka marrim dhe japim si individë, por edhe si grup, për një shoqëri më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë.