Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi sot një mbledhje virtuale me Kongresmenin Eliot Engel.

Siç theksoi edhe Kryediplomati Cakaj në një postim në Facebook, Kongresmeni Engel e siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë e shqiptarëve.

Engel gjithashtu pohoi se Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën e tij.

Cakaj më tej, shprehu mirënjohjen për çdo gjë që ka bërë deri më sot Kongresmeni, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviçit, deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.