I përzgjedhuri i Lulzim Bashës për Qarkun e Vlorës Bujar Leskaj duket se në thelbin e platformës së tij politike për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021 ka rikthimin e Vlorës së paku 8 vite pas. Këtë e dëshmon qartë dhe imazhi i vendosur prej tij në rrjetin social Facebook ku paraqitet Vlora pa asnjë prej projekteve transformuese që janë kryer gjatë viteve të fundit mes të cilave, shëtitorja Lungomare, Bulevardi Ismail Qemali, Transbakanikja, Lagja historike e Vlorës etj.

Jo vetëm kaq por Leskaj duket se ka probleme të mëdha edhe me gjuhën shqipe! Aq më e rëndë situata kur Vlorën e para 8 viteve dhe gabimet gjuhësore në kufijtë e paqartësisë logjike zgjedh ti sponsorizojë për ti parë me detyrim çdo përdorues i Facebook.