Ora 7 e mëngjesit të sotëm ka shënuar pikën e kthesës për Britaninë e Madhe. Vendi ishullor ka nisur vaksinimin e grupmoshës së rrezikuar nga koronavirusit në 50 spitale në të gjithë vendin me prodhimin e “Pfizer”. Personi i parë që është vaksinuar kundër Covid është një 90 vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar

90-vjeçarja Margaret Keenan nga Enniskillen në Irlandën e Veriut është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën Pfizer / BioNTech kundër Covid-19. Ajo u injektua me vaksinën në Spitalin Universitar në Coventry në orën 06:30. 90 vjeçarja ka jetuar për 60 vite në Coventry dhe ka punuar në një dyqan argjendarie deri në moshën 86 vjeç.

Keenan tha: “Unë ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i që jam vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë për ditëlindjen time. Programi i vaksinimit synon të mbrojë personat më të prekur dhe të kthejë jetën në normalitet.