Gazeta bullgare ‘Trud’ sot përcjelli qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë në të cilin thuhet se Sofja zyrtare nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë muajve të ardhshëm.

Bullgaria do të vazhdojë me përpjekjet e saja që t’i shpjegojë partnerëve tanë për problemet bullgare në lidhje me Maqedoninë e Veriut. Presim qasje reale të solidariteti dhe kuptimit nga kryesimi i ardhshëm i BE-së thonë nga MPJ-ja e Bullgarisë. Në pyetjen se çfarë pritet të ndërmerr Sofja gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për të gjetur zgjidhje me Maqedoninë e Veriut, nga MPJ-ja thonë se është e paarsyeshme të pritet ndryshimi i qëndrimit bullgar.

Ky qëndrim është konsensus mbipartiak dhe me 84 për qind mbështetje publike. Të mos harrojmë se sa qytetarë të Bullgarisë janë pasardhës së emigrantëve nga Maqedonia e Vardarit. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, 88.450 qytetarë të RVM-së kanë shtetësi bullgare. Asnjë Qeveri bullgare nuk mund t’i tradhtojë këto njerëz, thonë nga MPJ-ja e Bullgarisë.

Në lidhje me nënshkrimin eventual të aneksit në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, nga ministria thonë se kjo nuk mund vetvetiu t’i zgjidh çështjet e hapura në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Ekziston Marrëveshje për fqinjësi i cili në vitin 2017 u ratifikua nga të dy palët, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk e zbaton. Asgjë nuk na jep arsye të besojmë se një dokument tjetër i nënshkruar do ta ndryshojë këtë praktikën e mospërmbushjes së obligimeve, thuhet në përgjigjen e dhënë. Sipas MPJ-jë bullgare, interesi i Bullgarisë nuk është që të anulohet procesi i fillimit të bisedimeve mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian, por të zgjidhen kontestet e hapura dhe në mënyrë të suksesshme me procesin e integrimit të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor.