Vijon të pësojë ulje numri i të infektuarve në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 271 raste të reja nga 1.066 testime të kryera. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste vd ekj esh me SARS CoV-2. Numri total i rasteve pozitive është 49.577 nga 175.052 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe ai i vd ekj eve ka shkuar në 1.284 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 417 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.572 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.721.

Rastet e vd ekj eve janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç).