“Shqipëria me Kosovën do të bashkohen një ditë”. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Tiranë Prishtinë-Ku gabuam?” gazetari Mero Baze. Por në këtë pikë ai shikon një rrezik, “nacionalistët”. Por si mund të arrijmë te bashkimi? Baze tha këtë betejë e fitojmë vetëm me SHBA dhe BE-në. Në fund ai theksoi se rreziku që mund të lindë një Milosheviç shqiptar është evident për ta vrarë Kosovën dhe Shqipërinë në emër të nacionalizmit.“Sot zgjerimi drejt Kosovës shikohet si shtrirje e natyrshme e dy shteteve dhe një shoqërie shqiptare. Do të bashkohet Shqipëria me Kosovën, ndoshta s’e arrijmë, ndoshta e arrijmë, për mua duhet të bashkohet dikur. Të vetmit që e pengojnë bashkimin janë “nacionalistët” që kanë retorikën e nacionalizimit.

Është gënjeshtër e madhe që po të duan shqiptarët bashkohen, se kanë dashur edhe 1912, 1920 edhe 1944, por nuk i ka lënë njeri të bashkohen. Shqiptarët duhet të fitojnë betejën si Kosova me Perëndimin, Kosova u bë shtet i pavarur se bëri aleancën me Perëndimin. Kaq e thjeshtë është. Po ka armiq të vërtetë të bashkimit janë këta që duan ta bashkojnë Kosovën në emër të nacionalizimit.

Nëse i bëjmë karshillëk Europës, ky është i vetmi diskurs politik që jo vetëm nuk të bashkon, por kam frikë se do të zvogëlojë fuqinë, kredencialet e Kosovës më tej. Se do ta shikojnë si një problem, ka dalë një çetë aty, e kontrollojnë për 5 minuta e zhdukin. Sa Kosova janë zhdukur në botë nuk është ndonjë çudi e madhe.

Rreziku i madh është i atyre që kanë retorikë nacionaliste për bashkimin dhe nuk kanë politikë realiste. Ne e fitojmë këtë betejë me SHBA dhe BE-në. Ne jemi shtete pa personalitet, kush mburret dhe krekoset gënjen. Mua ma kanë thënë ambasadorë shqiptarë në 1996 kur u prishëm me SHBA-në, nuk na fliste me gojë në pritje as ambasadori italian. Nuk vinte asnjëri, thoshte këta janë prishur Amerikën. Rreziku që mund të lindë një Milosheviç shqiptar është evident për ta vrarë Kosovën dhe Shqipërinë në emër të nacionalizmit” tha Baze./ db/Abcnews.al