Bayern Munich kampion në fuqi i Europës, është ekipi më i mirë i UEFA-s dhe do ta mbyllë në fron këtë vit spektakolar të mbushur me suksese për gjigantët e Bundesligës. Armata e Hansi Flik i shikon të gjithë nga lart në renditjen kontinentale, me plot 120 mijë pikë, në një stilim virtual ku kontribuojnë sukseset kombëtare dhe ato jashtë kufijve, si dhe koeficenti i Ligës.

Barcelona është skuadra e dytë më e mirë pavarësisht problemeve në muajt e fundit. katalanasit janë pas formacionit bavarez si të dytë në hierarkinë e UEFA-s ndërsa risia është shkalla më e ulët e podiumit. Juventus ka parakaluar Realin e Madridit duke u ngjitur i treti, falë edhe sukseseve të fundit në Ligën e kampioneve. Kjo kombinuar me disfatën e skuadrës merengfes ndaj Shaktjorit, sjell rokadën.

Në 10 më të mirët e futbollit europian, për tu shënuar dhe hapi para i paris Sën Zhermen, aktualisht i shtai dhe para një klubi të fuqishëm financiar dhe me histori si Mancester Junaitid. Në sfidën e fundit në Old treford, si për ironi të fatit francezët u impnuan ndaj ekipit ishullor.