Nga Max Boot, The Washington Post

Në fillim të këtij viti, ekspertët u përpoqën të zbehnin entuziazmin për një vaksinë të mundshme të koronavirusit duke theksuar se koha e zhvillimit për çdo vaksinë të mëparshme kishte qenë katër vite si në rastin e vaksinës së shytave në vitet 1960. Shumica e vaksinave kërkojnë 10 deri në 15 vite për tu krijuar dhe shumë sëmundje infektive ende nuk kanë vaksinë. Pra, nuk është për t’u habitur që në më pak se një vit pasi filloi pandemia e koronavirusit, dy vaksina që janë afërsisht 95 për qind efektive janë miratuar tashmë, dhe shumë prej tyre janë ende në procesin e zhvillimit. Kjo gjë u bë e mundur duke përdorur ARN-në për të shkaktuar një përgjigje imune, një teknikë që kurrë më parë nuk është përdorur me sukses në një vaksinë.

Është pozitive dhe një lajm shumë i mirë pasi ka filluar një epokë e re e përparimit shkencor në të cilën teknologjia pioniere po realizon të pamundurën- përfshirë zhdukjen e shumë sëmundjeve. Por, nuk duhet të harrojmë se krahas përparimeve të mëdha në shkencë jemi duke u përballuar më mosbesimin e njerëzve. Amerika që ndihmoi në zhvillimin e vaksinave të koronavirusit në një kohë rekord është i njëjti vend ku, në një sondazh të fundit, 36 përqind e të gjithë votuesve (dhe 77 përqind e votuesve të Trump) deklaruan se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin vjedhur, edhe pse nuk ka prova që tregojnë se ka pasur manipulime në zgjedhje.

Më 19 tetor, një ish-shef i policisë së Hjustonit që punonte si hetues privat për një grup të krahut të djathtë ndaloi një kamion dhe vendosi një armë në kokën e shoferit sepse ishte i bindur se kamioni po transportonte fletëvotime të rreme me postë. Në të vërtetë ajo mbante pajisje për riparimin e kondicionerëve. Amerika moderne është njëkohësisht e zgjuar dhe memece – një “idiokraci” krah për krah me një “gjeniokraci”. Në romanin e tij të vitit 1845 “Sybil”, kryeministri i ardhshëm britanik Benjamin Disraeli krijoi idenë e “dy kombeve; midis të cilëve nuk ka marrëdhënie dhe simpati; të cilët janë aq injorantë ndaj zakoneve, mendimeve dhe ndjenjave të njëri-tjetrit, sikur të ishin banorë në zona të ndryshme, ose banorë të planetëve të ndryshëm. ”

Disraeli po iu referohej “të pasurve dhe të varfërve”. Ndërtimi i “dy kombeve” u aplikua më vonë për ndarjet racore dhe së fundmi për ndarjet politike midis Amerikës së kuqe dhe blu. Por ndarja më e madhe në Amerikën moderne, është midis atyre që janë racionalë dhe atyre që nuk janë. Lajmi i mirë është se afërsisht dy të tretat e vendit banojnë në vendin e fakteve, ku informacioni vjen nga mediat kryesore. Lajmi i keq është se të paktën një e treta jeton në një vend të “fakteve alternative” dhe “lajmeve të rreme”, ku burimet më të besueshme të informacionit janë Fox News dhe Facebook – ose Newsmax dhe OAN. Ekziston një humnerë e madhe, e pashkueshme që ndan shkencëtarët që zhvilluan vaksinat e koronavirusit dhe injorantët që besojnë se koronavirusi u krijua nga Bill Gates për të përfituar nga vaksinimet, ose që u krijua si një armë bio nga Kina, ose që përhapet nga rrjeti 5G, ose që në të vërtetë nuk ekziston, ose që rreziqet e saj janë tepër të ekzagjeruara, ose që maskat janë të padobishme ose të dëmshme në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kjo pandemi e keqinformimit ndihmon të kuptojmë pse Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet me shkallën më të lartë të viktimave në botë pavarësisht se kanë sektorin më të zhvilluar mjekësor. Tani këto dy kombe janë në një kurs tjetër përplasjesh për shkak të rezistencës ndaj vaksinimit kundër koronavirusit. Ekziston një lëvizje e thellë anti-vaksinave që pretendon në mënyrë të gabuar se vaksinat e fëmijëve, të tilla si vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës, shkaktojnë autizëm. Këto janë disa grupe, të cilat janë bashkuar me teori më të mëdha konspirative, të tilla si QAnon.
Fondacioni Kaiser Family zbuloi se 27 përqind e të anketuarve deklaruan se nuk do të vaksinoheshin edhe pse vaksina është e sigurt dhe efektive. Kjo shifër ka rënë me shtatë pikë që nga shtatori, por mbetet jashtëzakonisht e lartë.

Anthony S. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, vlerëson se 75 për qind deri në 80 për qind e popullsisë do të duhet të vaksinohen për të ndaluar transmetimin e sëmundjes, për të arritur “imunitetin e tufës” dhe për të lejuar rifillimin e biznesit si zakonisht. Kjo do të jetë si një lu ftë. Por edhe nëse e arrijmë atë prag dhe e hedhim pas të shkuarën e Covid-19, rezistenca ndaj arsyes në afërsisht një të tretën e popullsisë do të vazhdojë të paraqesë një rrezik afatgjatë për vendin. Siç tha mjeku Sanjay Gupta për CNN: “Vaksina mund të na ndihmojë të shpëtojmë nga sëmundja, por nuk mund të na shpëtojë nga vetja. Ne duhet të vaksinohemi.