Si i gjykoni këto veprime të kryera nga opozita, nga besueshmëria e lidershipit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe alternativën politike?Në lidhje me disa prej çështjeve të kryera nga opozita, për alternativën politike që ato ofrojnë, 22% mendojnë se është e mirë, 78% mendojnë se nuk është e mirë. Ndërkohë për raportin e opozitës me median, shtypin, 32% e qytetarëve mendojnë se është shumë i mirë, 66% shprehen se nuk është e mirë ndërsa 2% shprehen nuk e di.

Një shumicë prej 74% të të anketuarve mendojnë se besueshmëria e lidershipit nuk është i mirë, 24% thonë se është e mirë ndërsa 2% thonë nuk e di. 72 % e qytetarëve të pyetur mendojnë se marrëdhënia e ndërkombëtarëve me opozitën e bashkuar nuk është e mirë, ndërsa 28% mendojnë se është shumë e mirë. 73% e qytetarëve të pyetur mendojnë se kontributi i opozitës për reformat nuk është i mirë ndërsa 27 % mendojnë se është i mirë.