Gjatë 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 916 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 96 persona. Numri total i rasteve me koronavirus ka arritur 129584, ndërkohë që numri total i vd ekj eve është 4044 që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësime e ditës së sotme.

Numri i rasteve me koronavirus është ulur në krahasim me ditën e djeshme që janë shënuar 1 155, ndërkohë që numri i vi kti mave është rritur pasi dje ishin 78. Situata epidemiologjike në vend duket ende kritike pavarësisht masave të marra nga qeveria greke. Së fundi ajo ka miratuar edhe një sërë shtrëngimesh të reja për periudhën e festave, me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit.