Pothuajse 90 mijë punonjës të shëndetësisë janë infektuar me koronavirus dhe 273 mjekë kanë humbur jetën si pasojë e saj që nga fillimi i pandemisë në Itali. Personeli mjekësorë, janë kategoria me ekspozuar dhe e rrezikuar për tu infektuar nga koronavirusi, ndaj ato janë në fokus të procesit të vaksinimit. Sipas institutit Superiore di Sanità (Iss) nga 2,019,660 raste pozitive me COVID-19 qe nga fillimi i pandemisë në Itali, 89,879 janë punonjës të shëndetësisë.

Italia është një ndër shtetet të cilat kanë numrin më të lartë të infektimeve dhe vik timave, të cilat tashmë janë 71,925 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Në Itali pasojat socio-ekonomike janë tepër evidente, duke e bërë kështu vendin e 8 më të prekur në botë nga pandemia.