Kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, tashmë dihet se e kanë vendosur Kosovën dhe Spanjën në Grupin B dhe ballafaqimi i tyre i parë do të zhvillohet në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm. Mediat spanjolle po i kushtojnë tashmë një vëmendje të veçantë lojtarëve të Kosovës që luajnë nëpër klubet e ndryshme evropiane Në artikullin e fundit të publikuar nga gazeta e njohur spanjolle “Marca”, i bëhet thirrje trajnerit Luis Enrique që të ketë kujdes të veçantë ndaj Valon Berishës dhe Arbër Zenelit.

“Luis Enrique dhe ekipi i tij tashmë d.uhet të analizojnë rivalët e Spanjës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke përfshirë ekipin e Kosovës”, shkruan “Marca”

Valon Berisha, mesfushori i Reims, është një nga lojtarët më të njohur dhe një nga kërcënimet e tyre kryesore nga ekipi kosovar, pa lënë pas as shokun e tij të skuadrës, Arbër Zeneli, shkruhet më tutje. Mesfushori kosovar nga “Stade Reims” shënoi një gol të bukur këtë të diel kundër Brest. Një gol i shkëlqyeshëm që duhet të analizohet mirë nga stafi i trajneit të ‘La Rojas’, përfundon artikulli në “Marca”