Një nga aleatët më të ngushtë të presidentit amerikan Donald Trump, i bën atij thirrje të pranojë humbjen e tij ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA.Ish Guvernatori i New Jersey, Chris Christie e quajti ekipin ligjor të presidentit një “turp kombëtar”. Christie, tha: “Sinqerisht, sjellja e ekipit ligjor të presidentit ka qenë një siklet kombëtar”.

“jashtë sallës së gjyqit, por kur ata hyjnë brenda sallës së gjyqit nuk pretendojnë mashtrim dhe nuk argumentojnë një gjë të tillë. Unë kam qenë një mbështetës i presidentit. Unë kam votuar dy herë për të. Por zgjedhjet kanë pasoja dhe ne nuk mund të vazhdojmë të veprojmë sikur të ketë ndodhur diçka këtu që nuk ka ndodhur”.

Presidenti Trump refuzon të pranojë humbjen , ndërsa ka pretendime për mashtrim të gjerë zgjedhor. Shumë republikanë kanë mbështetur përpjekjet e tij ligjore, mirëpo po vjen duke u rritur numri i atyre që i kërkojnë të pranojë rezultatin.

Votimi në zgjedhjet e SHBA përfundoi në 3 nëntor. Biden parashikohet të mundë Presidentin Trump me 306 vota pro ndaj 232 kur kolegji elektoral i SHBA mblidhet për të konfirmuar zyrtarisht fituesin në 14 dhjetor

Të Shtunën, Trump pësoi një goditje të madhe në Pensilvani, pasi një gjykatës hodhi poshtë një proces gjyqësor të nisur nga ekipi i tij , i cili kërkonte zhvlerësimin e votave nëpërmjet postës. Ky veprim i hap rrugën Pensilvanisë për të vërtetuar fitoren e Biden – presidenti i zgjedhur demokrat kryeson atje me më shumë se 80,000 vota.