Koha nuk është në anën e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndaj dhe realizimi i dy objektivave, Teknologjisë dhe votës së emigranteve duken pothuajse një mision i pamundur.

“Nëse do marrim konsideratë ekspertizën ndërkombëtare për këto dy aspekte do duhet të thoshim se koha ka kaluar, por thënë këtë nuk dua që të nënkuptohet se është dorëzuar. Ne po punojmë 24 orë në 7 për realizmin e këtyre proceseve.”
Për realizimin e identifikimit biometrik janë kontaktuar kompanitë e parë ndërkombëtare.

“Iu kemi dërguar kërkesë për informacion disa prej kompanive ndërkombëtare për të na bërë me dije sa mund te jenë kostot e një sistemi”

Votimi me postë duket se po mban peng rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerike.

Por sa problematik mund të ishte një opsion i tillë në realitetin shqiptar, nëse kjo mënyrë do përdorej për votimin e emigranteve.

“Ka shumë pikëpyetje sa i takon kredibilitetit dhe besimit te procesi. Po punojmë për këto çështje si do bëhet regjistrimi, si do bëhet votimi dhe numërimi.

Pasi të marrim imputet nga gjithë aktorët do propozojmë një zgjidhje më të përshtatshme.”

Edhe KQZ kap afatet dhe të përgatitjes në kohë edhe të teknologjisë dhe votës së diasporës, fjalën e fundit duket se do e ketë sërish politika.

“Ata janë të interesuar në proces dhe nëse nuk e ndjejnë veten komod s’kemi si të implementojmë një proces që në nisje ka kritika”, tha Celibashi per Top Channel!