Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka një histori të gjatë gafash në takimet e tij publike, me gazetarë apo qytetarë. E fundit u regjistrua sot gjatë një bashkëbisedimi me mësues, për situatën e pandemisë së COVID-19, të cilin Basha e prezantoi si takim “live” në TV, por që në fakt u zbulua se ishte i montuar.

Gjatë kohës kur Basha po transmetonte videon e montuar si bashkëbisedim live, fjala e mësueses Enkeleda Skënderi gabimisht mbulon një pjesë të fjalimit të kryetarit të PD. Ajo çfarë publiku pa “live” ishte fytyra e Bashës duke diskutuar, por “e dubluar” me zërin e mësueses në sfond.

Me sa duket, të gjitha takimet e Bashës me mjekë apo mësues janë të regjistruara dhe të montuara gati, sigurisht për të shmangur çdo devijim nga fjala që mund të bëjë ndonjë nga mjekët apo mësuesit e përzgjedhur prej tij në takim.