Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli është e para që nisi serinë e vidiove të bëra publike nga Bukinist, ku personazhe të njohur sugjerojnë librat që kanë ndikuar në jetën e tyre, si një ftesë e mirë për gjithë lexuesit gjatë ditëve të Panairit të 23 të Librit online. E pyetur se cilët janë tre librat që kanë ndikuar në jetën e saj Bardhyli, thotë se zgjedh tre libra me të cilët dialogon shpesh.

“Libri i parë që do të zgjidhja është komedia “Endrra e një nate vere” e Shekspirit. Një libër që do të shpaloste herët jetën si një skenë para meje, e do të më mësonte të zgjidhja rolin e duhur. Shekspiri mbetet një mësues i madh”, tha Bardhyli. Libri i dytë që ajo zgjodhi ishte “Odiseja”, Homeri duke e argumemtuar me fjalët, se “Kthimi në shtëpi mbetet filozofia e jetës”. Ndërsa libri i tretë është “Klarisa Dalloëay nga Virginia Wolf. “Wolf është një autore që e cmoj shumë, feministe, me ndikim ende sot, por personazhi i Klarisës më rivjen shpesh në kujtesë e veshur me atë fustanin e gjatë, me një tufë luledele në dorë, duke ecur e biseduar me një burrë që dikur e ka dashur, në rrugët e Londrës. Të kapurit fort tek kujtimet, te gjërat e bukura që që kanë lënë ndjesi të pashlyeshme në jetën tonë, është e rëndësishme.
Po cilët janë dy librat e vitit 2020 të cilat ajo sugjeron: “Letërkëmbimi Camaj –Pipa” dhe biografia e Virginia Wolf, “Flush”.