Spitalet në kryeqytetin suedez po përpiqen të përballojnë një rritje të rasteve të reja të COVID-19, çka i ka vënë ato nën një presion të madh, njoftoi sot autoriteti lokal, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Numri i rasteve të reja është rritur në të gjithë vendin nordik në javët e fundit, duke arritur ku lmet e rasteve COVID-19 gjatë pranverës. Rajoni më i madh i Suedisë, Stokholmi, është sërish midis zonave më të goditura nga infektimet dhe shtrimet në spital.

“Ne mund të shohim sot një rritje të madhe të numrit të pacientëve, që janë sëmurur aq keq me COVID-19, saqë duhet të trajtohen në spital”, tha Bjorn Eriksson, drejtori i Kujdesit Shëndetësor për rajonin e Stokholmit, në një deklaratë. “Presioni mbi spitalet tona në vijën e parë të frontit është mjaft i konsiderueshëm”, shtoi ai.

Zona të tjera të përqendruara rreth qyteteve të tilla, si Gothenburg dhe Malmo, kanë parë gjithashtu rritje të shtrimeve në spital. Suedia regjistroi të premten një rekord prej 4 697 rastesh të reja me COVID-19, i fundit në një varg rekordesh ditore. Vendi ka regjistruar një numër më të lartë të rasteve sesa fqinjët e tij nordikë që nga fillimi i pandemisë dhe një numër shumë më të lartë të vd ek je ve në lidhje me madhësinë e popullsisë së tij, megjithëse më pak se vendet, si Spanja.