Studiuesit kinezë po përballen sërish me kritika në Perëndim pas pretendimit të fundit se koronavirusi ka lindur fillimisht në Indi, verën që shkoi. Kërkuesit e Akademisë Kineze të Shkencave thonë se Covid-19 me shumë gjasa është transmetuar nga kafshët te njerëzit prej ujit të kontaminuar në Indi në verën e vitit 2019 para përhapjes në Vuhan, ku virusi u zbulua më së pari. Profesor David Robertson, krye-virolog i universitetit të Glasgow në Skoci hidhte poshtë tezën duke thënë se qasja e studiuesve kinezë është e njëanshme.

Por në studimin e tyre, virologët kinezë thonin se kishin analizuar mënyrën e transformimit të mutacioneve të virusit për të zbuluar origjinën e tij. Ata thonë se duke eliminuar mutacionet e riprodhimit dhe ndryshimeve në ADN, mund të arrijnë të indentifikojnë versionin origjinal te koronavirusit, dhe sipas tyre versioni i zbuluar në Vuhan nuk ishte më i hershmi. Studiuesit shkonin edhe më tej, duke sugjeruar se Covid-19 e ka origjinën në një prej tetë vendeve: Bangladesh, SHBA, Greqi, Australi, Indi, Itali, Çeli, Rusi apo Serbi.

Autorët shkruanin: “Nga maji deri në qershor 2019, vala e zgjatur e të nxehtit, e dyta e regjistruar në botë, ka përfshirë Indinë qendrore e Pakistanin, duke krijuar një krizë serioze në rajon. “Mangësitë në furnizimin me ujë bënë që kafshë të egra si majmunët të vrisnin njëri-tjetrin dhe kanë shtuar bashkëveprimin mes njerëzve dhe kafshëve të egra”. “Ne spekulojmë se rritja e kontakteve [kafshë me njerëz] ka lidhje me transmetimin e SARS-CoV-2”, shtonin studiuesit kinezë, pa dhënë detaje më specifike të analizës.