Nga Eduard Zaloshnja/

Nga një sondazh telefoniko-elektronik me 1033 të anketuar (maksimumi i gabimit statistikor +/- 3.1%), që zhvillova javën e fundit në të gjithë territorin e vendit mbi situatën ekonomiko-politike (të komisionuar nga revista Folloë Business Albania), më rezultoi se mbi 34% e banorëve të rritur nuk kanë gjasa të votojnë sot (nëse zhvillohen zgjedhje paralmentare). Për krahsim, në zgjedhjet e 2017-ës, vetëm 26.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk morrën pjesë në votim (shihni grafikun më poshtë). Përqindja e pjesëmarrjes (sidomos e votuesve të majtë) rezulton më e lartë në qarqet nga Elbasani e poshtë.
 
Ndër ata që kanë gjasa të votojnë sot (nëse zhvillohen zgjedhje paralmentare), 53.4% do të votonin për PS-në, 37.6% për PD-në, 5.9% për LSI-në dhe 3% për partitë e vogla (shihni grafikun më poshtë). Përqindja e votave për PS-në dhe PD-në rezulton me rritje nga zgjedhjet e 2017-ës, ndërkohë që përqindja e votave të partive të tjera ka pësuar tkurrje të ndjeshme.