Ndeshja ka nisur e hapur, në sulm për tanët, që në minutën e parë, kur Uzuni ndalohet në mënyrë të parregullt nga kazakët. Megjithatë, rasti më i rrezikshëm i sfidës do të vinte për miqtë, në minutën e pestë, pas një goditjeje të fortë nga distanca. Berisha ka fluturuar, duke e devijuar topin e fortë mbi traun e portës kuqezi. Drithërima në stadium. Kazakistani duket qartë se do të luajë në kundërsulm. Pas dy goditjeve nga këndi të kundërshtarit, ne ekzekutojmë të parën në minutën e tetë. Pas një lëmshi në zonë, topi gjen kokën e Manajt, që godet fort, por portieri kundërshtar reagon mrekullisht. Aromë goli në “Arena Kombëtare”.
Memushaj jep një pasim të përpiktë për Manajn, mbi zonën e rreptësisë kazake, por Manaj godet keq kësaj here, shpërdoron një mundëi të mirë. Kalojnë 15 minutat e para të ndeshjes. Një minutë më pas, në të 16-tën, Cikalleshi zhbllokon shifrat me kokë. Krosim i Memushajt nga e djathta, bomberi kavajas gjendet i lirë në qendër të zonës kazake, ku godet me kokë dhe nuk fal.

Minuta e 23-të dhe Shqipëria dyfishon shifrat. Mbrojtësi kazak e kthen topin me kokë në formë asisti për Ismajlin, që te pika e penalltisë godet tokazi dhe gol. E pabesueshme cfarë ndodh pastaj. Kazakët e vendosin topiun në mesin e fushës dhe e godasin ë aty, direkt e në portën tonë. Gol i paparë në stadiumet e futbollit. Gol nga 50 metra, shokohet Berisha, jo mirë i vendosur në portë, bashkë me kuqezinjtë e tjerë.