Pritja e gjatë për të vërtetën e sfidës Juventus-Napoli është parashikuar të marrë fund në datën 9 nëntor. Të hënën e javës tjetër, sipas asaj që raporton Corriere Dello Sport do të merret në konsideratë apeli i klubit të kaltër për humbjen 3-0 në tavolinë dhe për heqjen e 1 pikë nga tabela e klasifikimit.

Në 14 tetorin e kaluar gjykatësi sportiv Mastrandrea vendosi që Napoli nuk kishte bërë të gjitha tentativat e mundshme për ta luajtur sfidën dhe për këtë arsye mori vendimin t’i jepte fitoren bardhezinjëve 3-0 në tavolinë.

Megjithatë presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis është i bindur se mund t’i kthejë fatet e kësaj ndeshjeje në gjykatën e Apelit me shpresën që mund të zgjidhet një datë e re për riluajtjen e këtij takimi.