11 Leje drejtimit të pezulluar dhe 2 të ar re stuar është rezultati i kontrolleve me radar në aksin “Sauk -Teg”.

Policia Rrugore njoftoi se orët e para të së shtunës ka zhvilluar kontrolle të shtuara në aksin “Sauk-Teg”, si dhe në akse të tjera në kryeqytet me qëllim rritjen e sigurisë. ”Shpejtësia mbi normat e lejuara dhe alkooli në timon, të çojnë vetëm në një destinacion, mos abuzo të arrish më të keqen. Kontrolle me ne aksin Sauk-Teg dhe kontrolle me ne të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, përsëri evidentohen shumë drejtues mjetesh të cilët vijojnë të shkelin rregullat dhe të abuzojnë me shpejtësinë, alkoolin duke rre zik uar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”,- njofton Policia. “Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri 174 km/h, rre zik potencial për aksident rrugor”,- bëhet me dije nga Policia.

“Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe u është pezulluar leja e drejtimit 11 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.49 mg/l. Gjithashtu janë evidentuar dhe arr estuar në kushtet e fl agrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.55 mg/l deri në 0.68 mg/l. Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet, gjatë drejtimit të mjeteve, për një mjedis social dhe publik me të sigurt për veten dhe të tjerët”, apelon policia.