Procesi i rindërtimit në shkollën e Mesme të Bashkuar “Gosë” në Rrogozhinë, është drejt përfundimit për të hapur dyert për 350 nxënësit e saj me standarde optimale.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila thekson se shkolla e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit u ngrit nga gërmadhat më e fortë dhe më e bukur.

“Me dorën e detajeve të fundit, ekipi fantastik i punëtorëve të palodhur, arkitektëve e inxhinierëve e kanë përfunduar në kohë rekord, me standarde optimale, shkollën e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit, por që u ngrit nga gërmadhat më e fortë dhe më e bukur”-tha Spiropali.

Një nga inxhinierët tha se, “ky një investim i qeverisë shqiptare dhe Fondit të Zhvillimit, ku gjatë një procesi disa muaj kemi vazhduar ndërtimin e kësaj shkolle dhe tani jemi drejt përfundimit për t’i dhënë detajet e fundit për të bërë të mundur hapjen e shkollës. Shkolla është ndërtuar me standarte bashkëkohore, me cilësi maksimale dhe janë respektuar të gjithë elementët, si strukturor ashtu dhe artitektonik”.