Rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane është në teh un e thi kës mes Donald Trump-it dhe rivalin e Joe Biden-it në përballje të ngushtë në shtetet kryesore të luhatura. Trump pretendoi se ka fituar dhe tha se do ta çonte sfidën në Gjykatën e Lartë, duke aluduar pa ndonjë provë për manip ulime. “Ky është një mashtrim i publikut amerikan. Është një turp për vendin tonë. Ne i kemi fituar këto zgjedhje”, tha Trump. Më herët, demokrati Biden tha se ai po ecte drejt fitores. “Jam optimist për rezultatin. Nuk është më dorën time ose të Donald Trump-it të themi se kush i fitoi këto zgjedhje”.

Miliona vota mbeten të panumëruara dhe asnjë kandidat nuk mund të pretendojë ende me fakte fitoren. Nuk ka ndërkohë as prova për manipulim të zgjedhjeve. Më shumë se 100 milionë njerëz hodhën votat në procesin e hershëm para ditës së zgjedhjeve, duke e vënë SHBA-në në kurs për pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje në një shekull. Me amerikanët në an kth, rezultati final mund të mos mësohet për ditë të tëra. Presidenti parashikohet të ketë mbajtur shtetin e Florida-s, një ndihmë e madhe për të. Por, Biden mund të mbajë Arizonën, që dikur ishte një shtet i besueshëm konservator.

“Fox News” dhe “Associated Press” kanë parashikuar se Biden do të fitojë shtetin dhe “CBS News” tha se shteti po anonte drejt demokratëve. Një humbje e Trump në shtetin që dikur konsiderohej republikan, do të ishte një telash i madh për të. Shtete të tjera të rëndësishme si Georgia, Pensilvania, Uiskonsin, Michigan dhe Karolina e Veriut janë në pikëpyetje. BBC sidoqoftë parashikon që Trump të fitojë një tjetër shtet konservator, Teksasin, ku fushata e Bidenit ka ëndërruar për një fitore. Ndërsa shtetet fushëbeteja të Pensilvanisë, Miçiganit dhe Uiskonsinit, që e çuan Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë katër vite më parë, duket se janë ende të papërcaktuara. Pensilvania bashkë me Floridën, konsiderohen si shtete që duhen fituar nga Trump nëse ai do të evitojë disf atën. Numërimi ndërkohë vazhdon edhe në dy shtete të tjera të lëkundura në bregun lindor, Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut.