Një aktiviste myslimane është detyruar që të zbriste nga një avion i “American Airlines” pasi debatoi me një tjetër pasagjer.

Incidenti ndodhi të shtunën, kur Amani al-Khatahtbeh u përpoq të udhëtonte nga Aeroporti Neëark Liberty në Neë Jersey drejt Charlotte të Karolinës së Veriut.

Sipas një deklarate nga “American Airlines”, incidenti midis Al-Khatahtbeh dhe një pasagjeri të bardhë të paidentifikuar filloi gjatë skanimit në aeroport. Kompania deklaroi se arrestimi i saj erdhi pas konfrontimit në avion, por vëllai i saj pretendon se ajo u vu në pranga pasi refuzoi të hiqte shaminë.

“Keqkuptimi nisi kur zonja Al-Khatahtbeh besonte se pasagjeri tjetër, i cili është regjistruar në ‘PreCheck’, po merrte trajtim të favorshëm, pasi ai u lejua të vazhdonte përmes sigurisë ndërsa ajo po hiqte këpucët”, thuhet në deklaratën e kompanisë.