Ish-drejtori i Barcelonës, Javier Bordas, ka treguar prapaskenat e merkatos së ish-klubit të tij. Ai ka folur për “Mundo Deportivo” për një shumë futbollistë të ndryshëm. Gafa më e madhe e spanjollëve është blerja e Ousmane Dembele përpara Kylian Mbappe.

“Ne kishim mundësinë e blerjes së Kylian Mbappe për 100 milion euro, kur po monitoronim Ousmane Dembele. I telefonova babait të tij dhe ai më tha se djali i tij nuk do të shkonte në Madrid sepse atje janë emra si Ronaldo, Benzema dhe Bale.

“Ai mund të vinte tek ne, pasi Neymar sapo ishte larguar. Presidenti i Monakos gjithashtu na preferonte ne para PSG-së, që e kanë një rival direkt. E vetmja arsye se përse ai nuk erdhi, ishte se Mbappe luan për vete, kurse Dembele për ekipin. Drejtori teknik këtë preferoi dhe Pep Segura e mbështeti mendimin e tij”, – tha ai.