Belen Rodriguez është shfaqur elegante si gjithmonë në “Tu si que vales”. Ajo mbante veshur një fustan të bardhë, saten, bust dhe të çarë nga njëra këmbë. Fustani është një krijim i stilistes shqiptare Lia Stublla, emri i së cilës është dëgjuar shpesh, sidomos kur vjen puna te tapeti i kuq i eventeve të rëndësishme.

Georgina Rodriguez i ka zgjedhur shpesh stilimet e Stubllas. Së fundmi e pamë Georgina-n të veshur nga Lia, në Festivalin e Filmit në Venecia. Edhe për Festivalin e Sanremos, ajo kishte zgjedhur jo një, por dy krijimet të stilistes shqiptare. Ja edhe njëherë tjetër kur Georgina mban veshur fustanin e Stubllas.