Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Instagram’ një lajm të hidhur. Përmes një mesazhi ai ka njoftuar për ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij, Shpëtim Gjebrea. Teksa i dedikon disa fjalë të ndjera, Arditi tregon se xhaxhi i tij ka qenë mjek.

“Një engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea, xhaxhai im… Shembulli i mirësisë, dashuria e bashkëshortes dhe dy vajzave, kujdesi i të gjithëve, mjeku që nuk u lodh për askënd. Në paqe shpirti yt! #shpetimgjebrea”, shkruan Arditi.