Një 22 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës. Mësohet se vi kt im ë ka mbetur 22-vjeçari Elidon Basha. Shkaku i vr as jes së tij nuk dihet ende, por sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ai është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga shoku i tij Klodian Kola.

I riu ka mbërritur në spitalin e Tiranës në orën 03.30 pa shenja jete. Ngjarja ka ndodhur sipas Policisë rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë.