Shqipëria ka shënuar sot ditën me më shumë infektime të reja, por edhe me më shumë të vde kur nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 327 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 9 qytetarë.
Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 57 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020):

Raste të reja ditore 327. Të shëruar ne 24 orë 57. Të shtruar në spitale 293. Humbje jete në 24 orë 9. Testime ditore 1472.

Testime totale 126,692. Raste pozitive 21,202. Raste të shëruara 11,246. Raste Aktive 9,438. Humbje jete 518.