Nga përfaqësuesja italiane e drejtuar nga Mancini në merkaton e Interit e deri te situata aktuale që po përjeton futbolli me Koronavirusit. Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, në një prononcim të gjatë foli për shumë tema aktuale të futbollit.

“Mancini është i mirë, ishte trajner shumë i mirë edhe kur drejtonte Interin. Ai është punëtor dhe ka talent dhe si i tillë ai e dëshiron maksimumin nga lojtarët e tij,”- shpjegoi Moratti për “Politics in the Ball”. – “Unë e dua Roberton, ai ka shumë cilësi dhe po i shpreh ato në mënyrën më të mirë edhe në ekipin kombëtar, ku ka shumë të rinj interesantë. Është doçka gjë e bukur.”

Rilindja e futbollit milanez: “Mendoj se ka një rilindje të futbollit në Milano. Milani po rritet sepse ia kanë besuar ekipin një stafi drejtues kompetent. Tek Inter është një familje që më bën të shpresoj. Është një fillim i mirë për një të ardhme të bukur, edhe nëse e ardhmja ngatërrohet nga pandemia. Skuadra është ndërtuar mbi një bazë të fortë.

Antonio Conte dhe Eriksen: Është një sezon i çuditshëm, madje edhe në futboll. Ai ka një karakter të fortë, është shumë i vëmendshëm. Eriksen? Ndodh që merr lojtarë të talentuar, të cilët për çfarëdo arsye, temperamenti ose për çështje kohe, nuk arrijnë të jenë të suksesshëm. Kjo është ajo që po ndodh me Eriksenin, Në futboll duhet të jesh i durueshëm, por deri në një pikë të caktuar. Unë mendoj se nëse kjo situatë do të vazhdojë, Interi mund ta shkëmbejë me një lojtar tjetër”.

Kante dhe Koulibaly: “Kanté do të ishte një lojtar shumë i dobishëm për ekipin, gjithashtu do të kisha marrë Koulibaly, i cili është mbrojtësi më i mirë në Europë”.

Ibrahimovic dhe Lukaku: “Mendoj se Ibrahimoviç është fantastik, mua më pëlqente kur ishte me ne. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, jashtë hapësirës dhe ka forcë të konsiderueshme fizike. Milani duhet të shpresojë që të luajë sa më gjatë dhe të ketë ambicie. Lautaro? Ka klasin e duhur për t’u rritur, ndërsa Lukaku shënon shumë gola dhe do të kishte qenë i përshtatshëm edhe për Interin tim. Barella është gjithashtu shumë i mirë, ashtu si Sensi që, fatkeqësisht, po lëndohet shpesh.”